Ky koleksion librash, hartash dhe gravurash të vjetra që i përkasin shekujve të XV – XIX është ekspozuar për herë të pare në Muzeun Historik.

E titulluar “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik: Shqiptarët dhe Shqipëria nga Skënderbeu tek Pavarësia” koleksioni është një punë 25-vjeçare e Ylli Sulës, që u finalizua me ekspozimin e 300 njësive nga 1200 që ai zotëron.

Në konferencën e zhvilluar në kuadër të ekspozitës ishin të pranishëm profesor dhe Studiues të mirënjohur.

Aurel Plasari e vuri theksin tek serioziteti me të cilin është punuar për krijimin e këtij fondi dokumentar për heroin tonë kombëtar.

Kjo ekspozitë që përkon me vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut do të qëndrojë e hapur deri më 30 Tetor 2018 tek Muzeu Historik Kombëtar.

Tv Klan