Hiqen të gjitha masat anti-Covid

Nga 1 Maji Shqipëria nuk do të aplikojë asnjë masë shtrënguese si pasojë e koronavirusit. Vendimet e Komitetit të Ekspertëve për heqjen e te gjitha detyrimeve  kanë hyrë në fuqi këtë të dielë.

Kështu, mbajtja e maskave në mjedise te mbyllura nuk do të jete më detyrim për qytetarët, sikundër do të lejohet muzika pas orës 23:00 dhe hapen klubet e natës.

Një tjetër masë favorizuese që synon të ndikojë edhe në turizëm është edhe ai i heqjes së pasaportave të vaksinimit apo dhe testeve Covid për të huajt që duan të vizitojnë Shqipërinë.

Heqja e te gjitha kufizimeve pas dy viteve erdhi si pasojë e numrit të ulët të infektimeve nga Covid.

Ekspertët thonë se situata epidemiologjike është e qetë dhe nuk ka nevojë për masa, por ato apelojnë për vazhdim te vaksinimit.

Deri më tani janë imunizuar me vaksina anti-Covid rreth 50% e popullatës shqiptare.

Tv Klan