Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në fshatin Pllanë të Lezhës, pranë vendit të quajtur “Ura me harqe”. Nuk ka dëme në bagëti, por në bazën ushqimore.

Zjarri ka agravuar në pjesën e malit ngjitur, ku po digjet masivi me pisha, ndërsa situata duket e vështirë duke qenë se zjarri po i afrohet rrugës nacionale Lezhë-Rubik.

Po ashtu zjarri ndodhet në një distancë jo shumë të largët me banesat. Forcat zjarrfikëse të Mirditës dhe Rubikut, ashtu sikurse edhe policia ndodhen në vendngjarje. Ndërhyrja nga ajri, sipas shefit të Zjarrfikësve nuk mund të bëhet sot. Situata mbetet e vështirë.

Klan News