Gazetari Blendi Fevziu ka shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë Jugore me magniturë 7.8.

Nga studioja e emisionit “Opinion” në Tv Klan, gazetari Blendi Fevziu tha se kjo është një nga goditjet më të forta që Turqia dhe Evropa ka marrë në vitet e fundit.

“Shpreh ngushëllimet për jetët e humbura, solidaritetin për atë që po ndodh në Turqi. Është një nga goditjet më të forta që Turqia ka marrë, por edhe një nga goditjet më të forta që Evropa ka marrë si fatkeqësi natyrore në vitet e fundit. Ndoshta në Turqi, në 100 vitet e fundit. Sezeri është vetë që ka të afërm të tij që janë nën rrënoja. Shpresoj dhe uroj që të shpëtojnë sa më shpejt. Operacionet e shpëtimit nuk janë kaq të thjeshta në një kohë dhe në një mot shumë të rënduar”, u shpreh gazetari Blendi Fevziu./tvklan.al