Shkuan si emigrantë apo studentë dhe kthehen si artistë që ekspozojnë në galeritë e Italisë. Kjo është historia e disa prej shqiptarëve në ekspozitën e hapur në Mantova, në muzeun shtetëror të Mantegna-ës.

Trajektorja e tyre në Itali rrëfehet që në titull, nga “Maledetti Albanesi”, “Shqiptarët e Mallkuar” në “Le aquile sono in volo”, “Shqiponjat janë në fluturim”.

Dy kuruesit italianë të produkteve artistike të Guri Bulollarit, Alketa Delishajt, Oltsen Gripshtit, Xhimi Hotit, Erjon Nazerajt, Artan Shabanit, Soni Tufinës dhe Eldi Veizajt, janë treguar të kujdesshëm për të përcjellë aktualitetin.

Oltsen Gripshi çon në muzeun shtetëror të Mantegna-ës rezultatin e studimeve në Akademinë e Arteve të Bukura në Verona.

Hapja e ekspozitës vetëm me artistë shqiptarë do të ishte e habitshme të mos paragjykohej.

Cilës kategori të shoqërisë i përkasin këta njerëz?

“Padyshim është një shoqëri jo fort e kulturuar, jo fort mirë e edukuar”.

Dhe propozimi i tyre është i vizitueshëm deri në fund të Qershorit.

Tv Klan