Tepelenë | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në  Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë Q. Ç., 49 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, H. Ç, 48 vjeç, banues në Vlorë, duke thyer urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al