Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Gjirokastrës, të cilët ishin nisur nga Tirana për të transportuar dy emigrantë të paligjshëm.

Të arrestuarit janë M.Xh. 25 vjeç dhe I.B. 30 vjeç.

Ata u ndaluan pranë fshatit Vanistër në aksin Gjirokastër – Kakavijë duke transportuar me makinë 2 refugjatë kundrejt përfitimit monetar. Ata u arrestuan në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe tre aparate celularë. /tvklan.al