Kreu i Shtetit: Marrëveshja lë për të dëshiruar

Edhe për presidentin, ashtu si dhe për kryeministrin, amendimet e dakortësuara për Reformën Zgjedhore nuk janë ato të pritshmet.

“Padyshim që mund të lerë mjaft për të dëshiruar në përmbajtjen e saj”.

Por pavarësisht rezervave për përmbajtjen, Meta kërkon që ajo të zbatohet për të mos u rrezikuar integrimi. Nëse kjo ndodh, Presidenti thotë se përgjegjësit janë të njohur.

“Nëse dera do të mbyllet, të gjithë shqiptarët besoj do ta kenë të qartë kush e ka përgjegjësinë”.

Meta duket i pashqetësuar për opinionin final të Komisionin të Venecias për Gjykatën Kushtetuese, megjithatë pret që të dëshmojë integritetin e këtij institucioni.

“Nuk pres të dëgjoj konkluzionet e Venecias, për të qenë i ndërgjegjshëm për aktet e mia. Shpresoj që Venecia të ruajë integritetin e saj”.

Në daljen e tij të përjavshme për mediat, Meta përsëriti sërish akuzat ndaj Kuvendit, pas rrëzimit të 3 dekreteve të tij për disa ligje që kreu i shtetit i cilëson si të rëndësishme për ekonominë e shqiptare.

Tv Klan