Gjatë vitit që lamë pas pati shumë tendenca që nga grimi e deri tek flokët. Këtë vit sipas ekspertëve të modës do të mbizotërojë një trend i ri te prerja e flokëve.

Quhet Kitty Cut dhe është një model mjaft elegant, që ruan teksturën, volumin dhe gjatësia e flokut do vijë në nivele të ndryshme.

Një version që do i bëjë për vete të gjitha vajzat! Është frymëzuar nga prerjet e flokëve në vitet ’70, por që lehtësisht pranohet kohët e sotme pasi e kornizon butësisht fytyrën.

/tvklan.al