Nga vjedhja tek përndjekja, në pranga 6 persona



Nga vjedhja tek përndjekja, në pranga 6 persona

08:59 02/04/2021

Policia ka arrestuar 6 persona në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.

Në pranga kanë rënë shtetasit të shpallur në kërkim A. M., 39 vjeç, pasi në mënyrë sistematike  ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 35 vjeç, pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe ofenduar  punonjësen e Policisë Bashkiake.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 31 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. K. Ndërkohë u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas të mitur, pasi gjatë natës në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 3 vjedhje me thyerje konkretisht: një shumë parash në farmacinë e shtetasit M. T., disa sende në një koiskë si dhe një shumë parash në bar-bilardon e shtetasit V. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura si dhe sendet që përdornin këta shtetas për të kryer vjedhjet.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të 3 drejtues mjetesh shtetasve :

Sh. H., 30 vjeç, T. D., 38 vjeç dhe Sh. B., 25 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 01.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit N. B., 65 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Uniformat blu identifikuan dhe shpallën në kërkim personin që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikt me 3 shtetas të tjerë, shtetasin G. D., 26 vjeç, pasi me datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri” pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit L. D., 21 vjeç, E. D., 20 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, pasi  janë konfliktuar me shtetasin G. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al







Të ngjashme