Policia publikon fotot e 3 nga 50 më të kërkuarit

Policia publikon fotot e 3 nga 50 më të kërkuarit

11:56 15/02/2020

Të dënuar për vepra të rënda penale, nga vrasja te rrëmbimi i fëmijëve

Policia ka publikuar fotot e 3 personave nga 50 me të kërkuarit, të dënuar për vepra të rënda penale që janë në shënjestër të Njësisë së kërkimit FAST.

Dy prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 25 vite heqje lirie pasi akuzohen për vrasje të trefishtë, rrëmbim fëmijësh dhe vrasje të punonjësve të policisë.

53-vjeçari Flamur Ndino nga Fieri është dënuar me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin e një fëmijë 3-vjeçar me qëllim trafikimin në vitin 1995 në Fier.

Një tjetër i dënuar me burg për jetë është edhe Misir Tare. 60-vjeçari është dënuar nga gjykata dhe vazhdon të jetë në kërkim për vrasjen e bashkëshortes dhe dy prindërve të saj, krim i ndodhur në maj të vitit 1993 në një fshat të Beratit.

Në kërkim është edhe një i dënuar me 25 vite burg,  për vrasjen një punonjësi policie në Dibër. Ai është Besnik Coka I cili akuzohet se në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ka ekzekutuar me armë zjarri një punonjës policie në vitin 1997 në vendi e quajtur Ura e Setës në Dibër.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo