Ish-Presidenti i Brazilit, Michel Temer, është arrestuar të enjten si pjesë e një hetimi për korrupsion në ndërtimin e impiantit bërthamor Angra 3.

Lajmi bëhet i ditur nga Reuters, i cili citon prokurorë të përfshirë në çështje. Arrestimi i Temer, i cili i mohon të gjitha akuzat, është konfirmuar edhe nga avokati i tij.

Temer, i cili shërbeu si President i Brazilit nga viti 2016 deri më 31 Dhjetor 2018, mori drejtimin e vendit pas pezullimit të Dilma Rousseff, me të cilën kishte punuar si zv/President për 6 vite. Në muajin Janar, Jair Bolsonaro u zgjodh si pasues i Temer në detyrë.

Kjo nuk është hera e parë që Temer akuzohet për korrupsion. Gjatë Presidencës, ai ishte akuzuar për ryshfet, por akuzat u bllokuan nga aleatët e tij në dhomën e ulët të kongresit.

Një tjetër President i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, po vuan dënimin  pasi është dënuar me 12 vite heqje lirie pas akuzave për korrupsion./tvklan.al