Një 60-vjeçar me iniciale A.M. është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.3 të Policisë së Tiranës për ngacmim seksual.

Ai është kapur në flagrancë pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ndërkohë, për një rast të ngjashëm është shpallur në kërkim një tjetër person, 42-vjeçari me iniciale A.M.

Ndaj tij është bërë kallëzim që në rrugën “Pandi Dardha” në kryeqytet tentoi të ngacmonte seksualisht një vajzë të mitur.

Lidhur me këtë akuzë, ai është shpallur në kërkim dhe policia punon për kapjen e tij.  /tvklan.al