Plagosen 2 të tjerë, autori vret veten pas ngjarjes

Një takim sqarues mes 3 familjeve në Klos për ngacmimin që djemtë e mitur të familjes Shira dhe Hasula i bënin përmes rrjeteve sociale vajzës së familjes Mjeshtri ka degraduar në përdorimin e armës.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen babë e bir, Ilir dhe Kenado Shira vetëm 17 vjeç që shihni dhe në këtë foto. Ndërsa janë plagosur edhe Renato Hasula 17 vjeç dhe babai i tij Elgert Hasula.

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, autori i dyshuar Fiqiri Mjeshtri, babai i vajzës që u bë mollë ‘sherri’, i dha fund jetës duke vrarë veten.

E gjithë ngjarja u zhvillua në ambientet e jashtme të një lokali në qendër të Klosit. Viktimat, Ilir Shira dhe djali i tij Kenado së bashku me Eglantin Hasaliun dhe të birin e tij Renaton, do sqaronin me Fiqiri Mjeshtrin një ngacmim që dy të rinjtë të moshës rreth 17 vjeç i kishin bërë në Instagram, vajzës së Fiqiri Mjeshtrit.

Ky i fundit në këtë takim ishte i shoqëruar nga vëllezërit e tij, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri të cilët tashmë janë arrestuar pasi dyshohet se ndihmuan autorin për tu larguar pas vrasjes.

Teksa janë sqaruar, burime bëjnë me dije se autori i dyshuar ka kërkuar që Ilir Shira që fëmijët të konsolidojnë njohjen e tyre. Kërkesë kjo që është refuzuar për shkak të moshës së mitur të djalit, Kenados.

Ky refuzim duket se nuk është pranuar nga Fiqiri Mjeshtri, i cili ka nxjerr armën tip pistoletë dhe fillimisht ka qëlluar ndaj 17-vjeçarit, Kenado Shira. Ky i fundit ka tentuar të largohet, ndërsa autori i dyshuar ka hapur zjarr ndaj të atit të tij i cili ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Teksa ka parë djalin të largohej e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend vetëm pak metra nga lokali siç shihet dhe në këto pamje.

Të shtënat nuk janë ndalur këtu, pasi Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar dhe ndaj Eglantin e Renato Hasulës duke i plagosur. Dy të plagosurit janë transportuar në Tiranë në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Tv Klan