Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë.  Ai u arrestua mbi dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një 46-vjeçare në Ali Dem. Dyshohet se i riu vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 35 vjeç, ( i cili dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor) pasi në Ali Dem, ka ngacmuar seksualisht një 46- vjeçare”.

Po ashtu, një 33-vjeçar është vënë në pranga. Mësohet se i riu ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 19-vjeçare. Sipas asaj që njofton policia, për shkak të kësaj situate të resë i është shkaktuar një gjendje ankthi dhe frike që ka shkuar deri në denoncimin e 33-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al