Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia në Berat. Ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
36-vjeçari është i dënuar më parë për veprat penale “veprime të turpshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Stamaticë, Berat, i dënuar më parë për veprat penale “Veprime të turpshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, njoftoi policia./tvklan.al