E afërmja e vajzës: E përndiqte dhe në shkollë, është përdorues i alkoolit

Policia ka vënë në pranga një 62-vjeçar nga fshati Pojan i Maliqit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur një të mitur. 12-vjeçarja i ka treguar fillimisht gjyshes për veprimet e fqinjit të tyre.

Nën shoqërinë e psikologes ato kanë e kanë denoncuar 62-vjeçarin në polici. E afërmja e vajzës ka thënë për mediat se ai e ngacmonte prej kohësh.

Lirika Demiri, e afërmja e vajzës: Ne nuk na kishte treguar. Tre ditët e fundit e ndiqte kur shkonte për në shkollë dhe e kërkonte që t’i afrohej. I ka kërkuar që të afrohej edhe kur ishte me persona të tjerë e shoqëruar

I arrestuari i ka thënë policisë se ka qenë i dehur dhe se nuk mban mend asgjë. 62-vjeçari prej kohësh është përdorues i alkoolit dhe ishte nën mbikqyrjen e policisë.

Klan News