Një 66-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Berat, ndërsa arrestimi është kryer këtë të dielë.

“Nga Specialistët e seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.O, 66 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 16 vjeçar”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Beratit dhe ndaj 66-vjeçarit rendon vepra penale “Ngacmimi seksual”. Një ditë më parë, opinioni publik u trondit nga lajmi se një e mitur në Pogradec është dhunuar dhe përdhunuar për një muaj rresht nga një 46-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Berat

Nga Specialistët e seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.O, 66 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 16 vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

/tvklan.al