Anesti Sala gjatë seancës gjyqësore mohoi ta ketë ngacmuar vajzën, ishte në gjendje të dehur
Anesti Sala ka mohuar edhe në gjykatë që ka ketë ngacmuar seksualisht të miturën nga fshati Pojan i Maliqit. 59-vjeçari ka thënë para togave të zeza se ditën kur vajza dhe familarë të saj pretendojnë për ngacmimin, ai ka qenë në gjendje të dehur pasi është përdorues i rregullt i alkoolit.
Avokati kërkoi një masë më të butë për klientin e tij, por gjykata e Korçës vendosi që të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe e la Salën në masën ‘arrest në burg’.
Ai u vu në pranga nga policia tri ditë më parë. Ishte gjyshja e të miturës që denoncoi në polici rastin. Ajo deklaroi për mediat se bashkëfshatari i tyre e ngacmonte prej 3 vitesh me fjalë vajzën ndërsa familja e saj edhe ishte konfrontuar me 59-vjeçarin. Banorë të fshatit Pojan thanë jashtë kamerës se Sala nuk ishte person problematik.
Klan News