Në periudhën e fundit të vitit 2018 rritja ekonomike është ngadalësuar duke u rritur me 3.1%, në ndryshim me tre mujorët e tjerë, ku përqindja e rritjes së saj ishte mbi 4 %. Në total gjatë 2018 prodhimi kombëtar është rritur me 4.06%.

Sektorët kryesorë të ekonomisë kanë shfaqur një ngadalësim të tyre, ku goditjen më të madhe e ka dhënë rënia e prodhimit të energjisë elektrike. Industria dhe energjia dhanë një kontribut në nivelin 1.1% në prodhimin kombëtar, ku edhe pse në nivele të ulëta, peshën më të madhe sërish e mbajti industria nxjerrëse dhe përpunuese.

Ndërtimi në tre mujorin e fundit u rrit me 2.5%, ndërsa vlerën e shtuar më të madhe e mori grupi i sigurimeve dhe aktiviteteve financiare. Edhe pse periudhë e fundit të vitit arti dhe argëtimi u tkurrën me 8.6%.

Tv Klan