Rritja ekonomike është ngadalësuar në 3 muajt e parë të këtij viti duke u rritur me vetëm 2.21% kundrejt 4% gjatë periudhës Janar – Mars të vitit 2018. Sipas INSTAT sektorët që kanë shënuar rënie janë energjia dhe bujqësia për të cilat ministrja Anila Denaj i lidhi me faktorët sezonale si thatësira e fillimvitit.

Edhe mbyllja e lojërave të fatit solli efekte negative në tremujorin e parë të vitit.

Norma e papunësisë ka pësuar rënie krahasuar me 3 mujorin e parë të 2018.

Sipas Denajt ngadalësimi i mundshëm i ekonomisë evropiane dhe  situata e tensionuar e politikës së brendshme rrezikojnë të ndikojnë negativisht rritjen ekonomike.

Tv Klan