Ngatërresa me himnin shqiptar, gabim njerëzor apo i qëllimshëm?

Ngatërresa me himnin shqiptar, gabim njerëzor apo i qëllimshëm?

22:14 13/09/2019

Gabim njerëzor apo e qëllimshme ishte ngatërresa e himnit kombëtar të Shqipërisë me atë të Andorrës në ndeshjen që kuqezinjtë luajtën një javë më parë me Francën në ‘Stade de France’.

Në pjesën e parë të emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan, gazetari Arjan Çani shtroi këtë pyetje. Gazetari sportiv Ervin Baku beson se ishte një gabim njerëzor dhe për këtë është i bindur. Ai shpjegoi se tre ditë më pas, Franca kishte ndeshje me Andorrën dhe për këtë arsye ngatërroi himnin e Shqipërisë.

Për këtë gabim njerëzor, Ervin Baku pohoi se Federata Franceze e Futbollit është gjobitur me 10 mijë Euro gjobë nga UEFA. Kurse Alfred Cako nuk beson në këtë pistë. Sipas tij, kjo ka qenë e qëllimshme dhe janë mesazhe të koduara mes federatave. Edhe analisti Arjan Curri shprehet se njëherë është gabim, kurse dy herë nuk mund të ndodhë.

Gazetari Ervin Baku: Në staturën e Federatës Franceze të Futbollit dhe në staturën e shtetit francez kjo gafë skandaloze, që është një gabim i rëndë njerëzor, nuk mund të ndodhte. Populli francez e bëri aty në moment. Kur u ekzekutua himni i vërtetë shqiptar të 80 mijë spektatorët francezë duartrokitën gjatë gjithë himnit. Ata duartrokitën gjatë gjithë kohës. Pas ndeshjes, Antoine Griezman që është futbollist shumë i famshëm botëror, i kërkoi falje futbollistëve shqiptarë, dhe nëpërmjet tyre gjithë popullit shqiptar për këtë gabim të rëndë. Nuk është e rastësishme pse u vu i Andorrës. Sepse Franca pas 3 ditësh priste Andorrën. Pas tre ditësh Franca priti Andorën, dhe protokollit të ndeshjes i kanë shkuar dy himnet, himini i Shqipërisë dhe himni i Andorrës. Dhe ai ka ngatërruar himnet. Ai duhej të merrte menaxherin e Kombëtares, të verifikonte himnin.

Arjan Çani: Unë dua të di fatin e atij djalit. Atë ka rrezik e kanë hequr nga puna, përderisa u detyrua Presidenti francez i kërkoi falje Shqipërisë për këtë punë, ndaj tij duhet të merret një masë.

Gazetari Ervin Baku: Jo jo. Sipas rregullores së UEFA-s, Franca do të paguajë gjobë për këtë gabim të rëndë dhe mbyllet çështja.

Arjan Çani: I është vënë gjobë?

Gazetari Ervin Baku: Po i është vënë gjobë Francës 10 mijë Euro.

Arjan Çani: Po këto 10 mijë Euro kush i merr?

Gazetari Ervin Baku: UEFA, se UEFA është organizatore.

Alfred Cako: Unë nuk i besoj shumë rastësitë, sidomos në ngjarje të tilla. Në përgjithësi ose në mënyrë absolute janë të qëllimshme. Nuk “pi ujë” dhe është e sinqertë besoj falja e Griezman. Këto janë mesazhe të koduara të cilat federatat i japin njëri-tjetrit dhe kryetarët. Nuk do preferoja të thoja termin mafie, por një nga organizatat që vepron në mënyrë shumë okulte është UEFA dhe këto federatat e futbollit. Këta zgjedhin njëri-tjetrin me vota.

Gazetari Ervin Baku: Dy federatat kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

Alfred Cako: Nuk është pa dashje. Të ka dhënë një ‘knock doën’ dhe pastaj të kërkon falje. E rëndësishme është, ai personi që ka qenë përgjegjës për këtë, a është marrë masë e rëndë ndaj tij apo jo?

Arjan Curri: Deri tek pjesa e gabimit të parë mund ta besoj dhe unë që ishte njerëzor. Po kur ata thonin i kërkojmë të falur armenëve, atëherë i bie që është gabim mbi gabim, kështu që një herë thotë filozofia është rastësi, dy herë kthehet në ligësi.

Gazetari Ervin Baku: Po sepse nuk i njihni francezët ju, janë…

Arjan Çani: Ai tipi ishte i lezëtshëm. Nuk është se e tha pas 5 sekondash, duroi 4-5 minuta.

Gazetari Ervin Baku: Ti i di francezët, ashtu janë, jo të papërgjegjshëm por injorantë. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT