33 persona kanë ndërruar jetë në Siberi pasi kanë konsumuar solucion pastrimi me metanol të cilin e kishin ngatërruar me alkool të lirë.

Sipas hetuesve janë me dhjetëra banorët e zonës Leninski, të moshave 35 deri në 50 vjeç, që kanë konsumuar solucionin “Boiarishnik”, i cili përkthehet tekstualisht “zbardhues”.

Policia ndërkohë ka arrestuar dy persona që e kanë shpërndarë atë dhe pse nuk dihet se për çfarë akuzohen. Nga 33 viktimat, 17 ndërruan jetë në spital, tre gjatë rrugës dhe dhjetë para se të mbërrinte urgjenca.

Etiketa në produkt tregonte se solucioni i pastrimit për tualetet nuk mund të konsumohej, por sipas Aleksei Krupin, përgjegjës i agjencisë që merret me shitjen dhe përdorimin e alkoolit në Rusi, në etiketë shkruhej gjithashtu se përbërja ishte 93 % etanol.

Është pikërisht kjo arsyeja që dhjetëra persona e kanë konsumuar si alkool kur në fakt solucioni përmbante metanol./ TV KLAN