Një 50 – vjeçar përfundoi në spital, pasi konsumoi detergjent pllakash. Korespondentja e “Aldo Morning Show” raporton se burri nuk e ka parë ambalazhin në shishe.

Sipas bashkëshortes së tij, burri ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka konsumuar detergjentin. 50 – vjeçari ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Një 50-vjeçar është shtruar në spital pasi ka konsumuar pa dashje detergjent pllakash. Sipas bashkëshortes, ai ishte kthyer pardje në shtëpi dhe në gjendje të dehur nuk e ka vënë re ambalazhin e shishes plastike dhe ka konsumuar gjithë detergjentin e mbetur në shishe. Raportohet se është jashtë rrezikut për jetën, por doza që ka konsumuar ka qenë e madhe dhe mund t’i kishte shkaktuar probleme shumë të mëdha”,

tha gazetarja./

tvklan.al