I ngatërruan Lamborghinin, shqiptari nga Kosova arrestohet në doganë dhe i marrin makinën


I ngatërruan Lamborghinin, shqiptari nga Kosova arrestohet në doganë dhe i marrin makinën

21:04 10/09/2020

Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të mërkurë ka trajtuar denoncimin e një qytetari nga Kosova, i cili u arrestua në Morinë në Korrik të këtij viti dhe Prokuroria po vijon t’i mbajë makinën të bllokuar.

Bëhet fjalë për Labinot Ramadanin, i cili prej vitesh jeton në Zvicër dhe zotëron një makinë të markës Laborghini.

Ramadani si çdo verë edhe këtë sezon preferoi të vinte në vendlindjen e tij për pushime, por u ndalua në doganën e Morinës pasi policia dyshonte se makina e tij ishte e vjedhur. Oficerët e kufirit i kishin thënë atij se makina ishte denoncuar në Interpol dhe se ai do arrestohej dhe mjeti do të mbahej i bllokuar.

Teksa kishin shruar për verifikim në Pikën Doganore, Labinot Ramadani nuk u lejua më të dilte prej andej dhe u dërgua në qeli, ndërsa familja e tij për më shumë se 5 orë qëndroi në diell pa asnjë informacion.  

Motra e tij Eranda Ramadani, është shprehur se vëllai i saj makinën e zotëron prej katër vitesh dhe ka ardhur dhe herë të tjera në Kosovë, por nuk është ndaluar.

“Stop” investigoi mbi këtë rast dhe mëson nga punonjësit e policisë së Morinit, se për makinën kishte një njoftim nga Interpol Roma, por pas verifikimit rezultoi, se bëhej fjalë për një lapsus.

Policia kufitare Morinë:  Ca problemi keni?

Gazetari: Jam Genc Angjellari i emisionit “Stop”! Po interesohem për një rast të një shtetasi kosovar, i cili është ndaluar me 27 korrik këtu në pikën doganore, vinte nga Kosova me Lamborghini, për të kaluar pastaj në rrugë detare, për të shkuar në Basel, ashtu siç kishte bërë kthimin. Është ndaluar këtu me pretendimin, që makina ishte e vjedhur. Është arrestuar dhe ai. Gjë e parë erdha këtu, për të pyetur, çfarë ka ndodhur, një informacion, pse është bllokuar, ku erdhi informacioni, a si, qysh, tek? Se tjetri është në burg, po bën 1 muaj aty.

Gazetari: Ti ke qenë në shërbim atë ditë?

Policia kufitare Morinë: Po!

Gazetari: I lanë dhe fëmijët me gruan, gjynah..,,nuk mund të….?

Policia kufitare Morinë: Kur është, kur është makina me problem, s’është çështje e fëmijëve atje.

Gazetari: Po nuk është me problem, se ka hyrë nga Durrësi, ka hyrë prapë këtu te ju, ka shku…

Policia kufitare Morinë: Varet, kur është shpall ajo.

Gazetari: Jo, s’është shpall.

Policia kufitare Morinë: Nuk e kam idenë për…, si rast konkret.

Gazetari: Është në sistem ajo, që ishte e vjedhur?

Policia kufitare Morinë: Kështu pretendojnë të tjerët, se nuk kam unë… po të kisha qenë atë ditë…

Këtë saktësim Dogana Morinë ia ka përcjellë në 4 gusht, prokurores së çështjes në Kukës, Farie Vata, e cila kishte regjistruar veprën penale ndaj Labinot Ramadanit, duke e arrestuar këtë të fundit. E megjithëse ka informacionin e nevojshëm Farie Vata, mban prej tre javësh Labinotin të arrestuar dhe makinën e tij të bllokuar.

Gazetari: Domethënë sot erdhi ajo, që tregon, që makina është…

Prokuroria Kukës: Sipas informacionit, deri me datë, shkresa e sotme thotë kështu: deri me datë 13.08. nga verifikimet tona, nuk rezulton në kërkim.

Gazetari: Perfekt!

Prokuroria Kukës: Fjalë për fjalë të paktën kshu, deri me datë 13.08, mund të jetë me 14, futet ajo ndoshta në sistem, po deri me datë 13.08, Interpoli thotë: nuk rezulton në kërkim./tvklan.al




Të ngjashme