Humbja në mesjavë përballë PSG-së duket se ka lënë shenja te Barcelona.

Katalanasit janë ndalur në barazim 1-1 në kampionat në javën e 24 të La Liga, nga një rival modest si Cadiz, duke humbur totalisht kontaktet me kreun.

Lionel Messi zhbllokoi takimin me një 11 metërsh në minutën e 32-të.

Goli i 16-të i argjentinasit në kampionat, lider në garën për golashënues.

Kjo shtoi ritmin e Cadiz, por katalanasit arritën që të menaxhonin rezultatin deri në minutën e 89-të, kur Fernandez shndërroi në gol një penallti.

Një pikë që lë pas Barcelonën në garën për titull. Katalanasit gjenden të tretët me 47 pikë, 8 më pak se Atletico Madridi kryesues.

Ndërkohë Cadiz merr pikë pas 4 humbjeve radhazi, që mban vendin e 14-të me 25 pikë.

Klan News