Prokurori i Apelit të Tiranës Luan Kaloçi ka kaluar në sitën e Vettingut këtë të martë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore me të nga ku ka rezultuar se prokurori ka probleme me justifikimin e pasurisë.

Sipas KPK ka mospërputhje se prokurori ka bërë deklarim të rremë, duke sqaruar se kishte fituar edhe një shumë prej 5,2 milionë lekësh në një loto sportive.

Por, ndryshe ka pretenduar avokati i Kaloçit i cili ka sqaruar se çdo lek i kësaj pasurie është i ligjshëm.

Tv Klan