Ngecin negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë

BREST, BELARUS - MARCH 07: (----EDITORIAL USE ONLY â MANDATORY CREDIT - "FOREIGN MINISTRY OF BELARUS / HANDOUT" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS----) Delegations attend the third round of Russia-Ukraine peace talks in Brest, Belarus on March 07, 2022. (Photo by Foreign Ministry of Belarus/Anadolu Agency via Getty Images)



Ngecin negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë

18:40 17/05/2022

Sipas raportimeve të mediave ukrainase, procesi i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës ka ngecur.

Këshillitari presidencial, Mykhailo Podolyak, tha për gazetarët se Rusia nuk e kupton rolin e saj negativ në botë dhe po refuzon të ndalojë përdorimin e propagandës brenda vendit.

Podolyak u shpreh se mendon që politikanët rusë po angazhoheshin vetëm në negociata, në mënyrë që ta përdornin këtë si propagandë për qytetarët rusë.

Sjellim në vëmendje se raundi i fundit i bisedimeve ballë për ballë mes përfaqësuesve të dy shteteve u zhvillua në Turqi në fund të muajit Mars, megjithëse negociatat kanë vazhduar përmes telefonit./tvklan.al













Të ngjashme