Rusia po përpiqet të lëkundë raportet SHBA-Ukrainë, në mënyrë që të “heqë qafe” Volodymyr Zelenskyn, thonë ekspertët. Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte mbase dëshmia kryesore e këtij qëllimi. Zelensky nag ana tjetër ka paralajmëruar vazhdimisht që të mos i zihet besë Rusisë sepse përgjatë viteve të shkuara e ka treguar se nuk zbaton as marrëveshjet që nënshkruhen.
Edhe Instituti amerikan për Studimin e Luftës ka treguar se si në deklaratat e tyre, zyrtarët rusë janë përpjekur të ndalojnë një marrëveshje SHBA-Ukrainë mbi shfrytëzimin e burimeve minerale. Aktualisht, Rusia po shikon një “ngërç” të madh mes Ukrainës dhe SHBA-së, ndryshe nga ç’ishte në kohën e Joe Biden.

Studiuesit vënë në dukje gjithashtu se media shtetërore ruse po vonon në publikimin e disa deklaratave, duke pritur që të ndryshojë plotësisht dinamika në marrëdhëniet SHBA-Ukrainë. Putini ka të ngjarë që po përpiqet të minojë marrëveshjen e mineraleve SHBA-Ukrainë, në mënyrë që të parandalojë thellimin e lidhjeve SHBA-Ukrainë, me shpresën se Rusia do të jetë në gjendje të avancojë në marrjen e territoreve edhe këtë vit.
Edhe retorika e SHBA-së me vende të tjera perëndimore, ka dyshime se është nxitur nga Rusia.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov po përpiqet të shfrytëzojë diskutimet midis Shteteve të Bashkuara dhe BE-së rreth dislokimit të mundshëm të forcave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, si pjesë e një zgjidhjeje të ardhshme paqeje, në mënyrë që Kremlini të fitojë kohë në realizimin e objektivave të veta.
/tvklan.al