Klan Maqedonia ka filluar programi debaditiv Klan Debat nga Selajdin Xhezairi ku u trajtuan mundësitë e shtetit pas referendumit të dështuar, u përballën pjesëtarë të tre partive më të mëdha që përfaqësojnë popullin në parlament LSDM, VMRO dhe BDI si dhe analisti Ibrahim Mehmeti. Përplasje mendimesh dhe qëndrimesh në lidhje me zgjidhjen e ngërçit patën përsëri partitë në pozitë dhe ajo opozitarja VMRO DPMNE.

Branko Manjollovski, përfaqësues i VMRO-DPMNE:

Thashë që nuk e përkrah ndryshimin kushtetues, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues, kjo është e gjitha, nuk kam mandat nga votuesit të cilët kanë votuar për mua për ta bërë këtë, ju pretendoni se e keni mandatin, nëse e keni shumicën, urdhëroni votoheni.

Në përgjigje të këtij qëndrimi, Edmond Ademi i ftuari nga LSDM-ja kërkon një alternativë të mundshme për ta zgjidhur çështjen nga ana e opozitës pasi ata e bllokojnë procesin e mëtejshëm dhe thotë që ata si parti në pozitë janë po aq afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa edhe të zgjidhin çështjen brenda parlamentit.

Komisioni kushtetues i Kuvendit të RM ka filluar dje punën për ndryshimin kushtetues, proces I cili duhet të mbarojë brenda 10 ditë pune. Në ditën e parë të debatit kanë marrë pjesë edhe deputetë të VMRO-së.

Gazetare: Teuta Zekiri

Klan Maqedonia