Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë ditën e sotme takime konsultive me forcat politike në vend, për shkak të mos dakordësisë për konstituimin e Kuvendit.
Raportohet se takimi me partitë shumicë do të mbahet rreth orës 13:00. Nga ana tjetër, takimi me partitë jo shumicë do të mbahet rreth orës 15:00.
Ftesës së Osmanit për këto takime janë pritur pozitivisht nga të gjitha partitë politike në Kosovë.
Kujtojmë se ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi për herën e 16-të, pas dështimit të radhës. Të martën nuk u arrit që të votohej kryetari i Parlamentit si dhe nënkryetarët e këtij institucioni, ndërsa pati pakënaqësi për mënyrën e votimit dhe ngritja e një komisioni për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
/tvklan.al