Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka nisur hetimet për episodet e ndodhura në pistën e Abu Dabit ku u shpall edhe kampioni i ri i Formula Një. Gara që prodhoi polemika të forta, me Maks Vershtapen që i rrembeu titullit Ljuis Hamilton vetëm në xhiron e fundit pritet të sjellë zhvillime vërtetë interesante.

Presidenti i FIA-s, Ben Sulajem do të konsultohet si me skuadrat ashtu edhe me pilotët për të pasur një panoramë më të qartë për atë që ndodhi në pistën e Abu Dabit. Një analizë e thellë do të bëhet edhe mbi makinën e sigurisë dhe përdorimin e saj në gara.

Më 19 Janar, në zyrat e FIA-s do të diskutohen edhe rregullat e makinës së sigurisë. Federata e Automobilizmit ka bërë të ditur nisjen e një hetimi të detajuar për episodet e ndodhura në Abu Dabi, garë që rezultoi vendimtare për Botërorin. Interpretimi i rregullores nga “Safety Car” bëri që postgara të mbyllej me akuza dhe deklarata të forta, teksa skuadra Mercedes kontestoi hapur sjelljen e drejtorit të garës Majkëll Masi.

Klan News