Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerëson rëndësinë e hetimeve transparente e shteruese të ngjarjes së Bularatit, ku në shkëmbim zjarri me forcat speciale të RENEA-s, mbeti i vrarë minoritari Kostandinos Kaçifa.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur sot nga mediat mbi ngjarjen e rëndë të Bularatit, nënvizoni se Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh bindjen e thellë se kjo është një ngjarje e izoluar e cila nuk mund të zbehë miqësinë shqiptaro-greke.

Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do vazhdojnë të jenë ura solide të këtyre marrëdhënieve dhe kësaj miqësie. Presidenti Meta vlerëson qëndrimet e ministres së Kulturës së Greqisë lidhur me ngjarjen dhe ju bën apel të gjithëve të qëndrojnë larg përpjekjeve për të shfrytëzuar këtë ngjarje për retorikë nacionaliste e nevoja politike destruktive

”, tha Blushi.

Ai po ashtu shtoi se “

Presidenti Meta thekson se parulla e shfaqur dje në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu është jo vetëm e papranueshme, por thellësisht e dënueshme. Një parullë e tillë antisportive dhe raciste është edhe një fyerje për korifenjtë e futbollit shqiptar që nderuan fanellën e ekipit tonë kombëtar duke patur kombësinë greke. Sidoqoftë këto ngjarje të izoluara duhet të na shërbejnë si një këmbanë alarmi për të parandaluar dhe frenuar që në gjenezë pasojat e gjuhës së urrejtjes mes popujve tanë

”. /tvklan.al