Pas aksidentit të një dite më parë në fabrikën e Çimentos në Elbasan, ku humbi jetën një punëtor dhe mbeti i lënduar një tjetër, policia arrestoi në flagrancë teknikun Gëzim Jaçellari dhe menaxherin në departamentin e shpërndarjes Gëzim Spaho.

Sipas policisë këtë dy persona nuk kanë zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, ku për pasojë gjetën vdekjen Musa Sula, 56 vjeç si dhe u plagos Tomorr Mekerzaku.

Të premten në mesditë dy punëtorë të fabrikës u zunë poshtë nga një masiv çimentoje.

Në hetim për këtë ngjarje janë vënë edhe dy drejtues të tjerë të fabrikës.

Tv Klan