Një konflikt mes çiftit dyshohet të jetë shkaku i krimit në familje që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Grekan të Njësisë Administrative Sult në Gramsh.

Tvklan.al

ka mësuar se autor i dyshuar i krimit është Alvin Hysa 35 vjeç. Pas një konflikti me bashkëshorten Gurie Hysa 32 vjeç, ai e mbyti me duar. Çifti ka qenë i martuar prej 12 vitesh dhe janë prindër të tre fëmijëve 11 vjeç, 9 vjeç dhe 5 vjeç.

Bashkëshorti vrasës u arrestua në flagrancë nga policia. Ai është dërguar në komisariat dhe po merret në pyetje. Grupi hetimor shkoi në banesën e çiftit Hysa, aty ku ndodhi edhe krimi. Uniformat blu kanë mbledhur prova në vendngjarje të cilat do të ndihmojnë në ndërtimin tërësor të skenës së krimit. Ndërsa paraprakisht raportohet se sipas dëshmive në fshat, çifti Hysa kishte pasur probleme të vazhdueshme muajin e fundit. /

tvklan.al