44-vjeçari i preku kokën nënës së tij

Në burg 44-vjeçari që masakroi nënën

Olsi Çekiçi nuk shfaq pendesë në gjykatë

Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën “arrest në burg” për Olsi Çekiçin, 44-vjeçarin që mbrëmjen e së enjtes masakroi nënën e tij në fshatin Buçimas. Prokuroria i kërkoi gjykatës të caktojë për të masën e sigurisë arrest me burg si dhe të vlerësonte të ligjshëm arrestin në flagrancë.

Ndërsa avokati mbrojtës, i caktuar nga gjykata, kërkoi që ndaj 44-vjeçarit të caktohej masa e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës Çekiçi t’i nënshtrohej ekzaminimit psikik, për shkak të çrregullimeve mendore.

Pasi ka dëgjuar argumentet e palëve, gjykata vendosi burg pa afat, teksa avokati nuk paraqiti asnjë provë shkresore që të vërtetonte se autori i krimit makabër vuante nga probleme të shëndetit mendor.

I qetë dhe pa shprehur pendesë, 440vjeçari ka dhënë para gjykatës të njëjtat deklarime që dha edhe gjatë marrjes në pyetje nga policia pas arrestimit.

Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pohuar autorësinë e vrasjes së nënës 70-vjeçare dhe plagosjes me mjet të fortë të të vëllait, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën.

44-vjeçari Olsi Çekiçi i preu kokën nënës së tij, 70 vjeç dhe ia vari në portën e shtëpisë, pasi ajo i kishte dalë në mbrojtje vajzës së tij 15-vjeçare, e cila kishte refuzuar t’i telefonin e saj celular.

Tv Klan