Ngjarja në Elbasan, reagon ambasada e SHBA. Kim kërkon vetëpërmbajtje nga liderët politikë



Ngjarja në Elbasan, reagon ambasada e SHBA. Kim kërkon vetëpërmbajtje nga liderët politikë

17:44 21/04/2021

Ambasada Amerikane në vendin tonë ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi këtë të mërkurë Elbasanin, ku mbeti i vrarë ish-kryetari i LSI në këtë qytet, Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Në një deklaratë thuhet se SHBA ka “ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen”.

Ambasadorja Kim, thuhet më tej në deklaratë, i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme.

“Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër“, thekson Ambasada amerikan në deklaratë./tvklan.al










Të ngjashme