Ajaks Boshnajku që u vetëdorëzua në polici pasi ishte në kërkim për ngjarjen në ish-bllok më 4 Tetor, ku u vra një person dhe u plagosën 2 të tjerë, ka mohuar të ketë qënë i përfshirë në konflikt .

45-vjeçari u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës mbrëmjen e së dielës, ndërsa të martën pritet të dalë përballë gjykatës për rivlerësim mase, pasi ndaj tij është caktuar arrest me burg në mungesë.

Në sajë të hetimeve të Prokurorisë, ka rezultuar se 45-vjeçari Boshnjaku ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.

Për ngjarjen e 4 Tetorit, deri tani janë vënë në pranga Ervis Martinaj, Eljon Hato dhe Geldo Hoti si dhe Ajaks Boshnjaku. Ndërsa vazhdojnë të jenë në kërkim Ervin Mata, Fabio Allushi dhe komandoja Meviol Bilo që dyshohet si personi që ka qëlluar në ndrejtim të grupit të Martinajt.

Tv Klan