Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ajaks Boshnjakun, duke vendour ndaj tij masën “detyrim paraqitje”.

Boshnjaku u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës më 25 Nëntor, pasi ishte në kërkim për ngjarjen në ish-Bllok, ku më 4 Tetor u vra Fabian Gaxha dhe mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Para hetuesve, Boshnjaku mohoi të ketë qenë i përfshirë në konfliktin me armë. Ndaj tij ishte vendosur në mungesë “arrest në burg”, por sot Gjykata e la të lirë pas rivlerësimit të provave.

Në sajë të hetimeve të Prokurorisë, ka rezultuar se 45-vjeçari Boshnjaku ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.  /

tvklan.al