Ervis Martinaj ka lënë qelinë e burgut. 36-vjeçari i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Fabian Gaxhës, në ngjarjen e 4 Tetorit në zonën e ish-Bllokut, mësohet se u la i lirë nga Gjykata e Tiranës, e cila pranoi kërkesën për ta lënë në liri me kusht kundrejt garancisë pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra.

Ky vendim pritet që të apelohet nga Prokuroria e Tiranës të hënën. Pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, Gjykata e Apelit të Tiranës kishte vendosur burg pa afat për Martinajn.

Prokuroria e Tiranë dyshon se Martinaj ka kryer veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, pastrim parash, falsifikim të dokumenteve, organizim të lotarive të palejuara, vënie në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara dhe fshehje e të ardhurave.

Prokuroria dyshon gjithashtu se Martinaj ka pasur rol në sherrin që u mbyll me 1 të vrarë dhe 2 të plagosur. Për ngjarjen e 4 Tetorit vazhdon të jetë në kërkim komandoja Mervjol Bilo.

/tvklan.al