Një tjetër person shpallet në kërkim si i përfshirë në ngjarjen e 4 Tetorit në ish-bllok , ku u vra Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Ai është identifikuar si Eldi Dizdari dhe sipas hetimeve dyshohet se është personi i cili ka patur fillimisht konfliktin me Ervin Matën.

Prokuroria dyshon se sherri mes të dyve ka nisur disa orë para, jashtë lokalit ku ndodhi përplasja me armë. Më pas të gjithë personat janë takuar në lokal për tu sqaruar. Por takimi ka nisur me një  sherr verbal mes palëve dhe me pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Grupi hetimor kërkon te marrë dëshminë e Dizdarit për të ndërtuar saktë dinamikën dhe motivin e ngjarjes që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Dëshmia do të hedhë dritë nëse konflikti mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit ka nisur për ngacmimin e këngëtares Elvana Gjata apo ka qenë diçka  mbartur mes te dyve.

I arrestuar deri në këto momente për këtë ngjarje është Ervis Martinajn, për të cilin gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg. Në kërkim vazhdojnë të jenë Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe komandoja Merviol Bilo. Të martën gjykata liroi Ajaks Boshnjaku, i cili vetdorëzua në polici, pasi ishte shpallur në kërkim.

Tv Klan