Një shqiptar humbi aksidentalisht jetën pasditen e së enjtes në Umbria të Italisë.

Sipas mediave fqinje, 40-vjeçari Artur J. kishte dalë për gjah, kur dyshohet se u rrëzua aksidentalisht dhe shkrepi armën e tij duke marrë një plumb në kokë.

40-vjeçari, i cili jetonte në Spoleto, u dërgua në spitalin e Terni, ku fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Për rastin karabinierët e Spoleto kanë nisur hetimet, megjithatë nga të dhënat e para dyshohet se kemi të bëjmë me një aksident fatkeq.

Alarmin e dhanë disa gjahtarë të tjerë që ndodheshin me të në zonën e Montelirossi, të cilët e gjetën shqiptarin të plagosur përtokë./tvklan.al