Tragjedi me 3 të vdekur, humb jetën nëna dhe 2 fëmijët

Tragjedi me 3 të vdekur, humb jetën nëna dhe 2 fëmijët

12:09 14/02/2020

Policia jep detaje për ngjarje e rëndë në Bulqizë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Ostren të Bulqizës. Një grua dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën, pasi u helmuan nga bombola e gazit. Viktimat janë 40-vjeçarja R.Tolaj dhe dy fëmijët e saj, një djalë dhe një vajzë. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe një pjesëtar tjetër i familjes.

“Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit. Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital“, thuhet në një njoftim paraprak të policisë së Bulqizës.

Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e saj./tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi