Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën tragjikisht.

Sipas informacioneve policore, rreth orës 11:45 është konstatuar një makinë e djegur tërësisht. Brenda automjetit u gjet kufoma e djegur e Fëllënxa M. Shirja 45 vjeç.

Nga kontrolli në zonën përreth, forcat e policisë gjetën të vetëvarur në një pemë bashkëshortin e 45-vjeçares, Bilbil R. Shirja 48 vjeç. Ata janë prindër të dy fëmijëve, të një vajze 21-vjeçare dhe një djali 18 vjeç.

Burime policore kanë thënë për tvklan.al se dyshohet që Bilbil Shirja të ketë djegur të gjallë brenda makinës gruan e tij dhe më pas ka varur veten. Mendohet që ngjarja të jetë krim pasioni.

Korrenspondentja e Klan News, Enkelejda Arapi ka treguar se çifti Shirja nuk njiheshin si njerëz problematikë për fqinjët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie.  /tvklan.al