Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës. Një 14-vjeçare është përdhunuar në grup nga 8 të rinj. E mitura, nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, ka bërë kallëzim në komisariatin e qytetit për 8 të rinjtë e moshës 14 deri në 17 vjeç.

Në kallëzimin që mban datën 29 Janar të këtij viti, e mitura deklaron se është dhunuar seksualisht në kohë të ndryshme nga 8 personat. Këta të fundit janë arrestuar nga policia me urdhër të Gjykatës së Durrësit pas dyshimeve se kanë përdhunuar 14-vjeçaren ne qytetin e Kavajës.

Ndërkohë që një tjetër adoleshent është shpallur në kërkim nga policia pasi nuk është gjendur në banesë. Për të gjithë të rinjtë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Të hënën pritet te zhvillohet seanca për njohjen e kësaj mase.

Tv Klan