Një shpërthim ka ndodhur në një kolegj në Krime, duke shkaktuar 10 të vrarë dhe të paktën 50 të plagosur. Sipas autoriteteve ruse të Antiterrorit, shpërtheu një pajisje eksplozive e paidentifikuar ende.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se hetuesit po konsiderojnë mundësinë e një sulmi terrorist si shkakun e mundshëm të kësaj ngjarje. Mediat lokale raportojnë se para shpërthimit të fuqishëm, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Pjesa më e madhe e viktimave janë studentë dhe fëmijë. Fillimisht pati sugjerime që shpërthimi të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Megjithatë, në vendngjarje ndodhen ekspertët e FSB-së ruse për të hetuar shkaqet. Autoritetet kanë larguar nga zona e prekur të gjithë nxënësit por edhe banorët që ndodhen aty pranë, deri sa të sigurohen që nuk ka rrezik për ndonjë shpërthim tjetër. /

tvklan.al