Krim i dyfishtë në Kosovë, burri vret ish-gruan shtatzënë para Spitalit Gjinekologjik
Një krim i dyfishtë ka tronditur pasditen e së mërkurës Kosovën. 35-vjeçarja Hamide Magashi, e cila ishte edhe shtatzënë, është vrarë me armë para klinikës së gjinekologjisë në Prishtinë.
Dyshohet se ajo është qëlluar nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin ishte divorcuar ndarë disa muaj më parë.
Çifti kishte qendruar vetëm 4 muaj martuar, kohë gjatë së cilës e reja kishte mbetur shtatzënë. Më pas për shkak të mosmarrëveshjeve ata ishin ndarë.
Prej asaj kohe 35-vjeçarja kishte jetuar në shtëpinë e prindërve të saj, ndërsa ishte para paraqitur në spital për të kryer vizitat e fundit, para se të lindte javën e ardhshme.
Rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa policia vetëm sa ka konfirmuar krimin e dyfishtë por pa dhënë detaje për dinamikën dhe motivet e vrasjes.
Në njoftimin për mediat policia tha se në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që nuk ka bërë të ditur nëse është arrestuar autori i dyshuar.
Për ngjarjen reagoi edhe Kryeministri Albin Kurti, i cili e cilësoi vrasjen e nënës dhe fëmijës së saj një mizori.
Vrasja e dyfishtë në oborrin e QKUK-së ndodhi 5 ditë pas vrasjes së një tjetër gruaje nga bashkëshorti i saj me sëpatë.
Tv Klan