Një 19-vjeçar ka goditur disa herë me thikë një 37-vjeçar duke e lënë të plagosur rëndë.

Burime nga policia bëjnë me dije se është vënë në pranga autori, i riu me inicialet A. H., banues në Tiranë, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital , në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të shinave të trenit në Tiranë, rreth orës 20:05 të mbrëmjes së djeshme, ku për motive të dobëta 19-vjeçari e ka goditur disa herë me thikë 37-vjeçarin me inicialet  I. Z., banues në Tiranë.

Policia, pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen dhe arrestimin e  19-vjeçarit. /tvklan.al