Një ngjarje e rëndë që njihet si “vrasje nderi”  ka shokuar gjithë shoqërinë në Turqi. Një vajzë 20-vjeçare e quajtur Vildan Ince është vrarë nga familja pasi ka refuzuar të martohet me kushëririn e saj.

Pavarësisht presionit të familjes për t’u martuar me kushëririn në një ceremoni fetare, ajo u detyrua të arratisej me të dashurin e saj Osman Celik 24 vjeç rreth dy muaj më parë.

Më pas familja e ka futur çiftin e ri në kurth duke i thënë se dëshirojnë të pajtohen dhe i ka ftuar në shtëpi. Kur dy të rinjtë hynë në shtëpi ata u vranë direkt. Familjarët dy trupat e tyre i groposën në një vend zonë jashtë fshatit. Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia ka arrestuar 8 persona nga familja. Babanë, vëllanë, kushëririn me të cilin duhej të martohej vajza dhe dy të afërm të tjerë të familjes. /tvklan.al