Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku dy motra binjake u ekzekutuan në mes të rrugës dhe ngjarja u transmetua direkt në Instagram.

Trupat e Amalia dhe Amanda Alves u gjetën disa orë më vonë në një rrugicë prapa një kompleksi në Pacajus të Brazilit. Amanda ishte nënë e një vajze 3-vjeçare, ndërsa motra e saj ishte bërë së fundmi nënë e një djali 6-muajsh.

Për këtë ngjarje të rëndë policia braziliane ka arrestuar një adoleshent 17-vjeçar, si i dyshuar për ekzekutimin makabër.

Një foto e shkëputur nga transmetimi në Instagram, tregon dy motrat të gjunjëzuara dhe që janë detyruar të mbledhin flokët. Më pas 17-vjeçari i qëlloi për vdekje me armë pas koke.

Autoritetet braziliane nuk kanë ende të qartë motivin e këtij krimi të rëndë. Por gazeta lokale “Jornal de Brasilia” shkruan se motrat binjake dinin shumë informacione për tregtarët e drogës në atë zonë.

Adoleshenti i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e motrave është person me precedent penal. Në të kaluarën ai është arrestuar 7 herë të tjera për vepra të ndryshme, siç janë armëmbajtje pa leje, vjedhje etj. /tvklan.al